Më 14 korrik 2021 në hapësirat e Akademisë, drejtori i Akademisë Prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska realizoi një takim pune me z. Mark Remilar, menaxher i programit në DCAF.
Takimi i punës është pjesë e aktiviteteve që implementohen në kuadër të bashkëpunimit midis Akademisë dhe DCAF në Programin për reformat në sektorin e zbulimit dhe sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit midis Akademisë dhe DCAF, si dhe për aktivitetet e ardhme të përbashkëta.
Gjegjësisht, në kuadër të bashkëpunimit, në platformën LMS të Akademisë, u postua trajnimi ,,Zbatimi i masave për përgjimin e komunikimeve”, i përbërë nga modulet në vijim:
- Parimet dhe standartet ndërkombëtare për zbatimin e masave për përgjimin e komunikimeve,
- Zbatimi i masave për përgjimin e komunikimeve për qëllime të procedurës penale,
- Kontrolli dhe mbikqyrja mbi zbatimin e masave për përgjimin e komunikimeve.
Drejtori i Akademisë falënderoi për realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të deritanishme të projektit dhe shprehu gatishmëri për pjesëmarrje të mëtejshme në aktivitete që do të nënkuptojnë përmirësimin e sistemit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut.