Me ftesë të ndihmës ministrit të Qendrës për trajnim pranë Ministrisë së punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Goce Baçanov, drejtori i Akademisë, prof. D-r. Natasha Gaber Damjanovska mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e dorëzimit të IADLEST – Certifikata për Akreditim Ndërkombëtar të Qendrës për trajnim policor e cila u mbajt më 30 mars 2022 në Qendrën për trajnim policor në Idrizovë.
Prania e drejtorit të Akademisë, prof. Dr. Gaber Damjanovska në këtë ceremoni konfirmoi bashkëpunimin e vendosur me sukses ndërmjet Akademisë dhe Qendrës për trajnim policor, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për realizimin e një sërë aktivitetesh të rëndësishme për avancimin e sistemit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.