Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë të gjithë gjykatësve, prokurorëve publik, nënpunësve dhe punonjësve në gjykatat, punonjësve dhe nënpunësve në prokuroritë publike në Maqedoninë e Veriut, dëgjuesve në trajnimin fillestar në Akademi, avokatëve të popullit, avokatëve, noterëve, ndërmjetësuesve dhe përmbaruesve, Ju uron 31 Marsin – Ditën e gjyqësorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pavarësia e sistemit gjyqësor është një shtyllë bazë e rendit juridik të bazuar në parimin e sundimit të së drejtës dhe funksionimit të shtetit të së drejtës. Gjyqësori ka kapacitet dhe njohuri për të ndërtuar një sistem të pavarur, efikas dhe transparent, në mënyrë që të ofrojë drejtësi për qytetarët dhe në këtë mënyrë të rrisë besimin e tyre tek gjyqësori.
Integriteti dhe ekspertiza e gjykatësve dhe prokurorëve publik janë elemente të rëndësishëm në sigurimin e drejtësisë të shpejtë dhe efikase.
Akademia ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e sistemit të jurisprudencës, veçanërisht në profilet e gjykatësve dhe prokurorëve publik, por përgjegjësia për efikasitetin e saj është te të gjithë ne që e përbëjnë atë, prandaj të gjithë duhet të përpiqemi të zhvillojmë mendimin e drejtë dhe të ndërtojmë standarde profesionale që do të përfshijnë standardet më të larta ndërkombëtare dhe evropiane.
Ju urojmë shumë suksese në zhvillimin tuaj të mëtutejshëm profesional.
Me respekt,
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik