Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik organizoi një trajnim me temën: “Krimi financiar dhe masat për sigurim”

DSC_0659

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, më 23 mars 2026, në ambientet e Akademisë organizoi një trajnim me temën: “Krimi financiar dhe masat për sigurim”, i cili ishte i dedikuar për gjykatës nga departamentet penale në gjykata dhe prokurorë publikë nga të gjitha zonat e apelit.

Trajnimin e realizuan: Fanka Jançuleva Mihajllovska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale Shkup, dhe Mr. Iskra Haxhi Vasileva, prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i njohurive dhe aftësive për analizimin e vlerës provuese të provave indirekte (indikacioneve) si standard në vërtetimin e krimit financiar dhe prejardhjes kriminale të pasurisë, njohja me praktikën relevante gjyqësore krahasuese për rastet që lidhen me pastrimin e parave dhe krimin financiar, si dhe përmirësimi i zbatimit të masave për sigurimin e përkohshëm të përfitimit pasuror dhe të ardhurave.

Përveç kësaj, trajnimi kishte për qëllim të forcojë qasjet në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit financiar dhe të adresojë sfidat më të shpeshta gjatë gjetjes dhe sigurimit të provave.