Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik më 21 prill 2026 realizoi trajnim me temë: “Përcaktimi i pavlefshmërisë së akteve noteriale”, e cila ishte e destinuar për gjykatësit e departamenteve civile nga të gjitha zonat e apelit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Trajnimi u realizua nga: Liljana Sitnokoska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Kavadar dhe mr. Marjan Kocevski, noter.”
Qëllimi i trajnimit të zhvilluar ishte të përmirësohen njohuritë dhe aftësitë praktike të pjesëmarrësve në lidhje me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore gjatë hartimit të akteve noteriale, me fokus të veçantë në parandalimin e shkaqeve që çojnë në pavlefshmërinë e tyre.

Përmes analizës së praktikës gjyqësore dhe bazave më të shpeshta për përcaktimin e pavlefshmërisë, trajnimi kishte për qëllim të mundësojë një kuptim më të mirë të dallimeve ndërmjet akteve noteriale dhe dokumenteve të verifikuara të pranimit, si dhe të detyrimeve të noterëve në këto procedura.
Gjithashtu, trajnimi kontribuoi në hapjen e dilemave praktike, nxitjen e ndërveprimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet pjesëmarrësve, me ç’rast u pasuruan njohuritë e tyre dhe u avancua praktika profesionale në këtë fushë.

