Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë zhvilloi një trajnim me temë: ‘Zbatimi i Ligjit për shërbimin gjyqësor, statusi i nëpunësve gjyqësorë dhe procedura për avancim “

DSC_0796

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë, më 22 prill 2026, zhvilloi një trajnim me temë: ‘Zbatimi i Ligjit për shërbimin gjyqësor, statusi i nëpunësve gjyqësorë dhe procedura për avancim’, i cili ishte i destinuar për administratorë gjyqësorë dhe udhëheqës nga të gjitha gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Trajnimi u realizua nga: mr. Lidija Tanevska Jadrovska, shefe e kabinetit dhe këshilltare e pavarur gjyqësore në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Suzana Varnalieva, administratore gjyqësore në Gjykatën Themelore Veles..

 

Në trajnim u trajtuan dispozitat themelore të Ligjit për shërbimin gjyqësor që kanë të bëjnë me statusin e nëpunësve gjyqësorë dhe procedurën e avancimit në shërbimin gjyqësor. Gjithashtu, u përfshinë klasifikimi i vendeve të punës të nëpunësve gjyqësorë, të drejtat, detyrimet dhe avancimi i tyre, me theks të veçantë në dispozitat e Ligjit për shërbimin gjyqësor lidhur me shpalljen e brendshme.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me dispozitat ligjore dhe zbatueshmërinë, përkatësisht moszbatueshmërinë e tyre, vështirësitë me të cilat përballen në procedurat e avancimit, si dhe zbatimin e dispozitave të Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes së brendshme, mënyrën e paraqitjes së aplikimit për avancim, mënyrën e zhvillimit të seleksionimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre me pikë dhe numrin maksimal të pikëve nga procedura e seleksionimit, në varësi të kategorisë së vendit të punës për çfarë është shpallur konkursi i brendshëm.