Shpallja publike për pranimin e 130 dëgjuesve në Gjeneratën e 9-të

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë të interesuar për Gjeneratën e 9-të të dëgjuesve në trajnimin fillestar të Akademisë,

Ju informojmë se Shpallja publike për pranimin e 130 dëgjuesve në Gjeneratën e 9-të të dëgjuesve në trajnimin fillestar të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik është publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV nr.19 nga 30.01.2023.

Afati për paraqitje në Akademi fillon të rrjedhë nga sot (31.01.2023) dhe do të zgjasë 15 ditë, respektivisht, dita e fundit e paraqitjes është 14.02.2023 (e martë).

 

linkun në vijim mund të shkarkoni Fletëparaqitjen për shpalljen publike për pranimin e 130 dëgjuesve në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” dhe me dashamirësi ju lutemi të njejtin ta plotësoni dhe ta dorëzoni bashkë me dokumentet e nevojshme për paraqitje në shpalljen publike.

 

Njëkohësisht, i lajmërojmë ata kandidatë që janë paraqitur në shpalljet publike për pranim të dëgjuesve në Gjeneratën e 7-të dhe të 8-të, dokumentet e të cilëve gjenden në arkivin e Akademisë, se për aplikim në shpalljen publike mund ti përdorin dokumentet e njejta, përveç atyre dokumenteve që janë të lidhur me afate dhe vlefshmëria e të cilëve ka kaluar (Vërtetimi mjekësor dhe Vërtetimi se me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar sankcion kundërvajtës – ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës).

 

Me respekt,