
Për të përgatitur gjyqtarët dhe prokurorët publikë të ardhshëm për ekzekutimin e vendimeve të nxjerra nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNj), Misioni ynë në koordinim me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë (AGjPP), organizoi tre sesione trajnimi njëditore për 90 kandidatë të cilët janë duke kryer programin e edukimit fillestar të trajnimit në Akademi.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të Misionit tonë në procesin e zhvillimit të tre resurseve për temat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të GJEDNj-së.