
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ në pajtueshmëri me Katalogun e trajnimeve të vitit 2023 organizon trajnim me temë “Zbatimi i Ligjit për ndihmë juridike falas kundrejtë Ligjit aktual për taksat gjyqësore në lidhje me shpenzimet e procedurës nga ndihma juridike sekondare“, që do të mbahet më 15 mars 2023 (e mërkurë), me prezencë fizike, në hapësirat e Gjykatës themelore Gostivar, me fillim në ora 10:00.
Trajnimi është dedikuar për gjykatës nga departamentet civile në rajonin e apelit të Gostivarit.
Ligjërues gjatë trajnimit do të jenë znj. Suzana Milevska, kryetare e Gjykatës themelore Koçan dhe znj. Maja Markova, gjykatëse në Gjykatën e apelit Shkup.
Për informata shtesë Ju lutemi të kontaktoni personin që është përgjegjëse për organizimin e trajnimit dhe atë në emailin në vijim: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet trajnimi mund ta shkarkoni këtu.