Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ organizon këshillim me temë: Zbatimi i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale“, i cili do të mbahet më 14 mars 2024 (e enjte), në hapësirat e Akademisë-Lamella 1, me fillim nga ora 10:00.
Këshillimi është i dedikuar për oficerët e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ligjërues të këshillimit do të jenë z. Igor Kuzevski dhe znj. Manuela Stanoevska Stoillkovska, ekspertë dhe oficerë të mbrojtjes së të dhënave personale, me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë në sektorin publik dhe privat.
Për informata shtesë Ju lutemi të kontaktoni personin përgjegjës të Akademisë edhe atë në këtë imejl-adresë: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.
Materialet e punës që do të përdoren në kuadër të këshillimit mund t’i shkarkoni këtu.