Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavel Shatev“ organizon këshillim me temë: „Të drejtat dhe detyrimet e nëpunësve gjyqësorë sipas Ligjit për Shërbimin Gjyqësor dhe Ligjit për Marrëdhëniet e Punës “, e cila do të mbahet më 29 shtator 2023 (e premte), në ambientet e Akademisë – Lamela 1, duke filluar nga ora 10:00.
Këshillimi është dedikuar për nëpunësit gjyqësorë nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues gjatë këshillimit do të jenë m-r Lidija Tanevska Jadrovska, këshilltar i pavarur gjyqësor në Gjykatën Supreme të RSM-së dhe z. Borçe Mirçeski, administrator gjyqësor në Gjykatën Themelore në Ohër.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia që është përgjegjëse për organizimin dhe atë në këtë email adresë: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.