
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavel Shatev“ në pajtim me Katalogun për trajnime për vitin 2024 , organizon këshillim me temë „Keqpërdorimi i pozitës zyrtare“ i cili do të mbahet më 7 mars (e enjte) 2024 nga ora 10:00, me prezencë fizike, në hapësirat e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Lamella 1.
Këshillimi është i dedikuar për gjykatës nga departamentet penale, prokurorët publikë dhe bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues të këshillimit do të jenë m-r Jovan Cvetanovski, prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe d-r Gabriela Gajdova, gjykatëse në Gjykatën e Apelit Shkup.
Për informata shtesë Ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjëse për organizimin në imejl-adresën mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.