Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ në pajtim me Katalogun e trajnimeve për vitin 2024 , organizon këshillim me temë „ Dëshmitë dhe ekspertiza në procedurën kontestimore “ i cili do të mbahet më 14 maj (e martë) 2024 nga ora 10:00, me prezencë fizike, në hapësirat e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.
Këshillimi u dedikohet gjykatësve të departamenteve civile dhe bashkëpunëtorëve profesionalë nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues të këshillimit do të jenë znj. Suzana Milevska, Kryetar i Gjykatës Themelore të Koçanit dhe znj. Lidija Dimçevska, gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup (në pension).
Për informata shtesë Ju lutemi personin nga Akademia përgjegjës për organizimin në këtë imejl-adresë: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.