
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev”, në pajtim me Katalogun e Trajnimeve për vitin 2024, organizon këshillim me temën “Llojet e dëmit material dhe rregullat për kompensimin e dëmit material” i cili do të mbahet më 19 prill (e premte) 2024 nga ora 10:00, me prezencë fizike, në hapësirat e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.
Këshillimi u dedikohet gjykatësve të departamenteve civile dhe bashkëpunëtorëve profesionalë nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues të këshillimit do të jenë znj. Lidija Dimova, gjykatëse në Gjykatën Themelore Veles (në pension) dhe znj. Lidija Dimçevska, gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Shkup (në pension).
Për informata shtesë Ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjës për organizimin në këtë imejl-adresë: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.