MAQEDONIA E VERIUT: SIMULIM GJYQËSOR DHE SIMULIM HETIMI PËR FORCIMIN E PËRGJIGJES NË LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE

logo_asjo_news_mk

7 – 10 tetor 2024, Strugë, Maqedonia e Veriut – Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë dhe Qendrën për Trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ishte organizatore e një simulimi tre-ditor të gjykimit për trafikimin e qenieve njerëzore.

E mbështetur nga Zyra për Monitorimin dhe Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, trajnimi mblodhi 26 gjykatës, prokurorë, hetues, punonjës socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të zhvilluar aftësi për zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke dhënë përparësi mbrojtjes së viktimave.

Duke përdorur skenarë të vërtetë, pjesëmarrësit u thelluan në simulimin e hetimeve dhe proceseve gjyqësore, të dizajnuara për të simuluar çdo fazë të një rasti të trafikimit të qenieve njerëzore – nga identifikimi i viktimës deri te dënimi përfundimtar. Pjesëmarrësit morën role të ndryshme në zinxhirin e drejtësisë penale, duke iu mundësuar atyre të lidhin njohuritë teorike me përvojën praktike.

Diskutimet gjatë ngjarjes u fokusuan në qasje inovative, si përdorimi i videokonferencave për intervistimin e sigurt të fëmijëve-viktima dhe strategjitë për zgjidhjen e mangësive ligjore në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

Mund të lexoni më shumë rreth kësaj ngjarje në linqet e mëposhtme::

https://www.unodc.org/southeasterneurope/en/all-stories-october-2024-north-macedonia_-mock-trial-simulation-strengthens-anti-trafficking-response.html

 

https://x.com/UNODC_ROSEE/status/1851615066572849326

https://www.facebook.com/share/p/suDepYztErSVy9pM/

https://www.facebook.com/share/p/iWP2bQC3XTgu1mvU/