
Të nderuar kandidatë të paraqitur në Shpalljen publike për pranimin e 130 dëgjuesve në gjeneratën e IX të trajnimit fillestar,
Ju njoftojmë se me datë 16.11.2023, pas pranimit të Raportit nga Komisioni i Psikologëve që zhvilloi testin e integritetit, Komisioni i pranimit mbajti seancë në të cilën morri pjesë dhe një psikolog nga institucioni që zhvilloi testin e integritetit. Në seancën e mbajtur, Komisioni konstatoi rezultatet nga Raporti i dorëzuar dhe u përcaktua se nga 319 (treqind e nëntëmbëdhjetë) kandidatë me të drejtë dhënie të testit të integritetit, 318 (treqind e tetëmbëdhjetë) u paraqitën për testim, ndërsa 1 (një) kandidat nuk u paraqit për testim. Nga kandidatët që u paraqitën, 299 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë) morrën notën “të kënaqshëm” dhe fituan të drejtën të japin testin e kualifikimit, ndërsa 19 (nëntëmbëdhjetë) kandidatë morrën notën “të pakënaqshëm”. Bashkangjitur janë dhënë rezultatet e testit të integritetit.
Njëkohësisht, në këtë seancë Komisioni vendosi që në periudhën e ardhshme të mbajë seancë të re, në të cilën do të përcaktohen datat e sakta të dhënies së testit të kualifikimit. Ju lusim që të ndiqni faqen e Akademisë ku do të informoheni me kohë për të gjitha të rejat në lidhje me provimin pranues.