NJOFTIM PËR ORARIN E DHËNIE SË TESTIT TË INTEGRITETIT

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë të paraqitur në Shpalljen publike për pranimin e 130 dëgjuesve në gjeneratën e IX të trajnimit fillestar,

Testi i integritetit do të kryhet në objektin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Kej Dimitar Vllahov bb, Shkup), në hapësirat zyrtare, në katin e 10-të. Siç ju informuam më herët, testi do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 nëntor dhe terminet janë si më poshtë:

 

Grupi 1 – 06.11.2023 (nga ora 10:00 deri në 11:30);

Grupi 2 – 06.11.2023 (nga ora 12:00 deri në 13:30);

Grupi 3 – 06.11.2023 (nga ora 14:00 deri në 15:30);

Grupi 4 – 07.11.2023 (nga ora 10:00 deri në 11:30);

Grupi 5 – 07.11.2023 (nga ora 12:00 deri në 13:30); dhe

Grupi 6 – 07.11.2023 (nga ora 14:00 deri në 15:30);

 

Po ashtu si bashkëngjitje po ju dërgojmë orarin e dhënies së testit sipas grupeve.

 

Në të njëjtën kohë, ju kërkojmë të mbani me vete një kartë identiteti ose pasaportë sepse do të identifikoheni gjatë hyrjes në objekt, ku do të duhet të njoftoni se do të bëni testin e integritetit si pjesë e provimit pranues në Akademi. Si më parë, duhet të vini 30 minuta para fillimit të testimit.