Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” në bashkëpunim me projektin IPA: “Sundimi i ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e BE-së” organizojnë punëtori me temë: “Informacione për higjienën kibernetike”, e cila do të mbahet me datë 26.01.2024 (e premte), në ambientet e Akademisë Lamela 1 (salla e mbledhjeve), duke filluar nga ora 09:00.
Punëtoria ka për qëllim trajnimin e informatistëve nga Gjykatat e Apelit në Shtip dhe Gostivar dhe nga Gjykatat Themelore Veles, Kavadar, Negotinë, Gjevgjeli, Gostivar, Kumanovë, Kratovë, Koçani, Sveti Nikollë dhe Shtip, në kuadër të programit “trajnim për trajnerë ” .
Qëllimi i kësaj punëtorie është që këta persona më vonë të mund të trajnojnë të gjithë punonjësit e gjykatave dhe prokurorive publike për këtë problematikë jashtëzakonisht të rëndësishme të sigurisë.
Punëtorinë do ta zhvillojë z. Kiril Qiroski, ekspert i TIK-ut nga Projekti IPA: “Sundimi i Ligjit”.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjëse për organizimin edhe atë në këtë imejl-adresë:
Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.