
Drejtoresha e Akademisë, prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska mbajti mbledhje pune me përfaqësues të Këshillit të Evropës, Anca Sandescu, udhëheqëse e projektit dhe Elisabeth Duban, eksperte ndërkombëtare me rastin e rifillimit të aksionit regjional: Qasja e grave nga Ballkani perëndimor deri tek drejtësia, e cila është pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës e përmbajtur në programin „Instrumenti horizontal për Turqinë dhe Ballkanin perëndimor“, qëllimi i së cilës është që vendet e Ballkanit perëndimor t’u dalin ballë nevojave që dalin nga agjendat e tyre reformuese në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të së drejtës dhe demokracisë dhe ato t’i sinkronizojnë me standardet evropiane të cilët përfaqësojnë pjesë të prioriteteve në procesin e zgjerimit të BE.
Bëhet fjalë për fazën e tretë të zhvillimit të këtij programi me të cilin duhet të përmirësohet qasja e grave deri tek drejtësia dhe të zhvillohet betejë efikase kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik është e përfshirë që nga fillimi i Programit të instrumentit horizontal për Turqinë dhe Ballkanin perëndimor dhe si një nga partnerët kyç ka kontribuuar në zhvillimin dhe realizimin e shumë aktiviteteve në kuadër të dy fazave të kaluara mëherët.
Drejtoresha e Akademisë i informoi përfaqësuesit e Këshillit të Evropës se Akademia edhe më tutje do të qëndrojë si institucion partner dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të mbështesë aktivitetet të cilat janë pjesë e këtij programi, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të cilat i zbatojnë Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës që do të thotë zhvillim të efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe përforcim të kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit.