DELEGACIONI GJYQËSOR NGA UZBEKISTANI NË VIZITË PUNE OFICIALE NË AKADEMINË PËR GJYKATËS DHE PROKURORË PUBLIK

2

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik më 09 nëntor 2022 ishte nikoqire e delegacionit gjyqësor nga Uzbekistani që ndodhet për vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e punës u realizua në kuadër të bashkëpunimit të suksseshëm ndërmjet Akademisë, Misionit të OSBE-së  dhe ODIHR-it në Shkup.

Në ambientet e Akademisë, drejtoresha prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska e priti Delagacionin dhe para pjesmarrësve e prezentoi institucionin, strukturën, organizimin dhe rolin e saj në sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të fjalimit të saj, drejtoresha e Akademisë më detajisht prezentoi programet për trajnimin fillestar dhe atë të vazhdueshëm, si dhe u përqendrua në specifikat në lidhje me mënyrën dhe metodologjinë sipas së cilave realizohen këto programe.

Si institucion përgjegjës, duke e marë parasysh rolin tejet të rëndësishëm që ka Akademia në sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të veprimit profesional Akademia përpiqet për transparencë dhe llogaridhënie, në atë drejtim, drejtoresha e Akademisë e prezenoi edhe ueb faqen e re të Akademisë.

Ueb faqja e Akademisë plotësisht është redizajnuar dhe plotësuar me përkrahje të BE-së. Cilësimet e reja mundësojnë manipulim të lehtë, interfejs më modern, përmbajtje më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishme, janë dy opcionet e reja të emërtuara si “E-case”, që jep mundësinë për shqyrtim të vendimeve të GJEDNJ kundër Maqedonisë së Veriut dhe opcioni “Ndërlidhje e kryqëzuar”, që jep mundësinë për ndërlidhje të neneve nga legjislacioni nacional me nenet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këtë mënyrë do të mundësohet kërkim dhe çasje më të lehtë në praktikën gjyqësore të GJEDNJ. Drejtoresha e Akademisë trajtoi edhe një segment tjetër të rëndësishëm që ka të bëjë me krijimin e bibliotekës elektronike që do të përmbajë literaturë profesionale në formë elektronike ku do të kenë çasje shfrytëzuesit e Akademisë.

Nëpërmjet video lidhjes në ditën e pritje së Delegacionit nga Uzbekistani në hapësirat e Misionit të OSBE-së, në kuadër të fjalimeve hyrëse, fjalim përshëndetës mbajti zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi Ilir Iseni, i cili trajtoi barazinë gjinore në sistemin e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke folur në këtë temë, gjykatësi Iseni theksoi se përpos faktit që në sistemin e gjyqësorit, për momentin funkcionet e kryetarit në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme dhe Këshilllin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut i mbajnë gratë, prapëseprapë, është e nevojshme të ndërmeren më shumë aktivitete në drejtim të ngritjes së vetëdijes së publikut për pjesmarrje më të madhe të grave në krijimin e politikave dhe strategjive të larta shoqërore.

Në përmbajtjen e programeve të saj për trajnim fillestar dhe të vazhdueshëm, Akademia i mbulon edhe këto tema, dhe si institucion qëllimi i së cilës është përforcimi i kapaciteteve në sistemin e gjyqësorit, jemi në dispozicion për bashkëpunime të ardhëshme me të gjitha institucionet relevante dhe sektorin joqeveritar në drejtim të realizimit të aktiviteteve që do të japin kontribut pozitiv në lidhje me dimenzionin gjinor – theksoi në fund të fjalimit të tij zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi Iseni.

Gjatë vizitës së punës, anëtaret e Delegacionit nga Uzbekistani kishin mundësinë të takohen dhe të shkëmbejnë përvojat me gjykatësit dhe prokurorët publik të zgjedhur nga radhët e trajnimit fillestar të Akademisë, si dhe me dëgjuesit e trajnimit fillestar nga gjenerata e 7-të.

Delegacioni nga Uzbekistani sipas axhendës do të realizojë takime pune edhe në Këshillin Gjyqësor të RMV dhe në Gjykatën Supreme të RMV, ku si fokus kryesor do të jetë tema e barazisë gjinore dhe aktivitetet që ndërmeren në këtë fushë në drejtim të promovimit dhe ngritjes së vetëdijes për këtë çështje.