Më 06.11.2023, Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, në kuadër të projektit “Përmirësimi i cilësisë dhe përgjegjësisë së Sektorit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut”, mbajti edhe një tjetër trajnim në serinë e trajnimeve me këtë temë “Roli dhe aftësitë e nevojshme të tutorëve të gjykatësve të sapozgjedhur dhe të avancuar”. Kësaj radhe trajnimi iu dedikua dëgjuesve të gjeneratës së shtatë në AGJPP me qëllim njohjen e tyre me konceptin e tutorizimit dhe mundësive që i ofron i njejti. Trajnimi u zhvillua në ambientet e AGJPP-së.
Si gjykatës tashmë të trajnuar, prezantimet e tyre i paraqitën: gjykatësja Ljubica Koliq nga Gjykata Themelore Civile – Shkup, e cila ndau disa nga përvojat e saj krahasuese, ndërsa gjykatësja Natalija Doneva – nga Gjykata Themelore Civile – Shkup bëri dallimin midis termave mentor dhe tutor, ndërsa në mënyrë plotësuese gjykatësja Tanja Mileva nga Gjykata e Apelit – Shkup foli për mënyrën dhe procedurën e mbështetjes së punës së gjykatësit të sapozgjedhur nga gjykata përmes personave të autorizuar – tutorëve.
Qëllimi i trajnimit ishte shkëmbimi i përvojave të tutorëve (gjykatësve) tashmë të trajnuar, të cilët morën pjesë në trajnimin e tutorëve për gjykatësit e sapozgjedhur dhe të avancuar, i cili u zhvillua nga gjykatësi holandez dhe kryetari i gjykatës në Zwolle, Mbretëria e Holandës, z. Bert Mann dhe specialisten për trajnimin e gjykatësve, Marina Naumovska – Milevska.
Trajnimi ishte një mundësi për gjykatësit tashmë të trajnuar që të ndajnë përvojat e tyre me kolegët e tyre më të rinj, me idenë se ata do të përfitojnë nga njohuritë dhe mundësitë që do të ofrojë një program i tillë.