![free speech illustration](https://jpacademy.gov.mk/wp-content/uploads/2023/04/free-speech-illustration-thegem-blog-default.jpg)
Qëllimi i vlerësimit të zhvillimit të praksës gjyqësore vendase dhe ndikimi i mundshëm nga aktivitetet e më hershme për ndërtimin e kapaciteteve, në kornizat e Instrumentit horizontal, Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, dhe projektit „Liria e të shprehurit dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut (JUFREKS 2)“ është përpunuar Analiza e trendeve në zbatimin e standardeve evropiane për lirinë e të shprehurit dhe sigurinë e gazetarëve/eve. Analiza është përpunuar në periudhën prej 15 korrikut deri më 31 tetor 2022, dhe e përfshin periudhën e 1 janarit 2016 deri më 1 qershor 2022, ku u jep shqyrtim detajues rasteve më relevante (160 raste – nga të cilat 125 janë qytetare dhe 35 penale) nga gjykatat vendase ku periudha e së cilës është lëndë e analizës. Plotësisht, identifikon procedura nga standardet evropiane të vendosura mirë dhe sugjeron si të veprohet me të njëjtat në ardhmëri me qëllim të arritjes së harmonizimit të plotë të praksës gjyqësore vendase.
E shikuar më plotësisht, ky dokument jep bazë solide për përforcimin e lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave ashtu që e lehtëson punën e gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut me qëllim të sigurisë së një zbatimi më efektiv dhe praktik të standardeve evropiane në nivel lokal. Ky publikim mundet poashtu të konsiderohet si plan i realizimit të qëllimeve të caktuara dhe për autoritetet vendase dhe partnerëve të tyre ndërkombëtar, veçanërisht për Këshillin e Evropës në kuptim të asaj se qka duhet të bëhet në ardhmëri për t’u përforcuar implementimi i mekanizmave mbrojtëse regjionale të lirisë së shprehjes në vend.
Analiza është momentalisht e disponueshme në gjuhën angleze, por do të jetë e përkthyer dhe e disponueshme edhe në gjuhën maqedonase.