Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavel Shatev“ në pajtim me Katalogun e trajnimeve për vitin 2024 organizon trajnim me temë: „ Diskriminimi dhe shqetësimi në vendin e punës – Mobingu “, i cili do të mbahet më 04 mars 2024 (e hënë) në hapësirat e Akademisë-Lamella 1, me fillim nga ora 10:00.
Trajnimi është i dedikuar për zyrtarët e gjykatave dhe prokurorëve publikë nga të gjitha zonat e apelit si dhe për zyrtarët e Gjykatës Supreme të RMV-së, Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës Administrative.
Trajnimi do të realizohet nga m-r Lidija Tanevska Jadrovska, këshilltare e pavarur gjyqësore në Gjykatën Supreme të RSM-së dhe m-r Maja Ristova, juriste në Zyrën e Avokatisë Ristova.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjëse për organizimin edhe atë në këtë imejl-adresë: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-572.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet trajnimi mund ta shkarkoni këtu.
Materialet e punës që do të përdoren në kuadër të këshillimit mund t’i shkarkoni këtu.