MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM I NËNSHKRUAR NDËRMJET AKADEMISË PËR GJYKATËS DHE PROKURORË PUBLIK DHE AMBASADËS SË FRANCËS KONTRIBUON PËR NJË GJYQËSOR TË PAVARUR

Naslovna Fr

Sot (22 shtator 2022) në ambientet e Akademisë, drejtoresha e Akademisë, prof. Dr. Natasha Gaber Damjanovska dhe Ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Siril Baumgartner nënshkruan një memorandum për bashkëpunim me të cilin parashihen aktivitete në drejtim të forcimit të pavarësisë së gjyqësorit.

 Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, prof. dr. Natasha Gaber Damjanovska, në fjalimin e saj theksoi se nënshkrimi i këtij Memorandumi paraqet vazhdimësi të një bashkëpunimi që vijon që nga viti 2007.

 Franca vazhdimisht përcjellë punën e Akademisë. Statusi i Akademisë sonë ka shumë ngjashmëri me Akademinë Shtetërore Franceze të Drejtësisë (ENM) dhe në një farë mënyre mund ta konsiderojmë këtë sikur të ishte një nga fëmijët e saj të cilin ajo po e vëzhgon se si po e realizon rritjen e vet, – tha ajo.  

 Drejtoresha e Akademisë, prof. dr. Gaber Damjanovska veçoi se përfitim i rëndësishëm nga bashkëpunimi me Ambasadën është shkëmbimi i personelit dhe përcjellja e punës së profesionistëve tanë.

 –  Më tej, adresimi i çështjeve që janë të rëndësishme për ndërtimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë, veçanërisht kur theksi u vu mbi çështjet administrative, por po ashtu tani modeli i ri i bashkëpunimit shënjestron caqe të reja, mbrojtjen e mjedisit njerëzor dhe veçanërisht veprimet inkriminuese që do të rezultonin me adresimin e problemeve për mbrojtjen e mjedisit, – shtoi drejtoresha e Akademisë.

Memorandumi për bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik do të thotë se Franca shpreh vullnetin e saj për të mbështetur Akademinë dhe se bashkëpunimi shkon në favor të afirmimit të shtetit ligjor, por edhe të arritjes së një gjyqësori të pavarur, kështu që Franca në thelb kontribuon në realizimin e qëllimit të Akademisë, – tha sot ambasadori francez në vend SH.T. Siril Baumgartner gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

 – Bashkëpunimi ndërmjet Akademisë dhe Ambasadës realizohet nëpërmjet dy formave – nga njëra anë, bashkëpunimi është në fushën e përvetësimit të aftësive gjuhësore, gjegjësisht njohjes së gjuhës frënge për dëgjuesit e Akademisë, por edhe pjesë e trajnimit të vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publik, pasi frëngjishtja është gjuha e drejtësisë, tha Baumgartner. Pjesa e dytë e fushës së bashkëpunimit, shtoi ambasadori, është shumë më thelbësore, në tema të ndryshme nga fusha e së drejtës civile dhe penale, me përfshirjen e disa temave që tani janë duke u studiuar, përkatësisht ekocidi, respektivisht, krimet kundër mjedisit jetësor.

 –  Gjendemi në një kontekst të ri sepse vendi ka nisur fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe meqenëse kjo kornizë e re ekziston, do të them se bashkëpunimi mes nesh dhe institucionit tuaj është edhe më thelbësor, sepse temat që trajton institucioni juaj do të gjenden në thelbin e negociatave me BE-në, – tha ambasadori francez. Ambasadori Baumgartner theksoi se ky Memorandum do të jetë një gurthemel shtesë i rrugës së përbashkët drejt BE-së, rrugë, që sipas tij, do të jetë e vështirë, por që do ta kapërcejmë.

 Nënshkrimi i Memorandumit synon të forcojë kompetencat e gjuhës frënge të dëgjuesve të programit të trajnimit fillestar të Akademisë, në drejtim të konsolidimit të pozicionit të saj në komunitetin ndërkombëtar frankofon, për të mundësuar lidhjen dhe përdorimin e informacionit zyrtar në frëngjisht, në fushën e veprimtarisë së tyre. Gjegjësisht, siç informoi drejtoresha e Akademisë, pritet që nga java e ardhshme të fillojnë orët e mësimit të gjuhës frënge – niveli fillestar për gjykatësit dhe prokurorët publik aktual.

 Në kuadër të obligimeve që dalin nga ky memorandum, është edhe promovimi dhe përhapja e gjuhës frënge në mesin e palëve të interesuara të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut përmes krijimit të aktiviteteve të përbashkëta promovuese.

 Drejtoresha e Akademisë, prof. dr. Natasha Gaber Damjanovska shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të Ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut dhe Institutit Francez në Shkup, me shpresën se në të ardhmen ky bashkëpunim do të jetë po aq i suksesshëm sa ka qenë deri tani.