Njoftimi për ecurinë e provimit pranues

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë të regjistruar në shpalljen publike për pranimin e 130 kursantëve në gjeneratën IX të trajnimit fillestar,

Ju njoftojmë se Këshilli Drejtues i Akademisë mbajti seancë ku shqyrtoi Konkluzionin e Qeverisë së RMV-së të miratuar në seancën e 214-të të mbajtur më 26 dhjetor 2023. Aktualisht Këshilli Drejtues po shqyrton të gjitha mundësitë për realizimin e testit kualifikues në përputhje me ligjin.

Siç e dini, Dinamika e Kohës për dhënien e Provimit pranues është ndryshuar disa herë, për faktin se është miratuar Ligji i ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, akte të reja nënligjore në përputhje me të dhe skadimi i kontratës për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të dhënies së provimeve në institucionet shtetërore, si dhe për faktorë të tjerë që ndikuan në zbatimin e disa fazave të provimit pranues, Akademia ju njoftoi në mënyrë transparente dhe të shpejtë për çdo ndryshim të ri.

Me synimin e marrjes së informacioneve të sakta dhe në kohë, vazhdoni të ndiqni ueb-faqen tonë, si mjeti i vetëm informues në lidhje me rrjedhën e mëtejshme të provimit pranues.