Njoftim për rrjedhën e mëtutjeshme të provimit pranues për pranim të dëgjuesve në gjeneratën e 9-të të trajnimit fillestar

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë për pranim si dëgjues në gjeneratën e 9-të të trajnimit fillestar,

Ju njoftojmë se Komisioni për provim pranues sot mbajti mbledhje në të cilën u shqyrtua rrjedha e mëtutjeshme e provimit pranues. Duke pasur parasysh se propozim-ligji për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik është në procedurë parlamentare dhe i njejti pritet të sillet deri në fund të muajit, Komisioni vendosi që testi kualifikues të mos mbahet në datat e përcaktuar sipas dinamikës kohore – nga 29 maji deri më 04 qershor, pasi sipas propozim-ligjit është paraparë ndryshim në orarin e dhënies së pjesëve të provimit pranues.

Për dinamikën e mëtutjeshme të provimit pranues, do të njoftoheni në mënyrë plotësuese pasi që Komisoni për provim pranues do të mbajë mbledhje të re në të cilën do të përcaktohet orari i ri për dhënien e provimit dhe data të reja për fazat e mëtutjeshm të provimit.