Njoftim për shtyrjen e dhënies së testit psikologjik

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë që jeni paraqitur në Shpalljen publike për pranim në gjeneratën e IX të dëgjuesve në trajnimin fillestar në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik,

Ju njoftojmë se sot, Komisioni i pranimit ka mbajtur seancë në të cilën ka konstatuar se institucionet përkatëse që pritej të veprojnë për shkak të ndryshimit të rendit dhe mënyrës së dhënies së provimit pranues sipas Ligjit të ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, akoma nuk kanë vepruar, ndaj është vendosur që testi psikologjik, i cili ishte caktuar për datat 23 dhe 24 shtator 2023, të shtyhet.

Gjithashtu, Komisioni i pranimit vendosi javën e ardhshme të mbajë seancë të re dhe nëse institucionet përkatëse veprojnë sipas kompetencave ligjore, do të përcaktojë dinamikë kohore të re për mbarvajtjen e fazave tjera të provimit pranues dhe do të publikojë listat për dhënien e testit psikologjik.

Për këtë qëllim, ndiqni rregullisht ueb faqen e Akademisë, ku rregullisht merrni informacione të reja.