Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi M-r Ilir Iseni, sot (30.08.2024), në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, mbajti një takim pune me përfaqësuesit e DCAF nga Shkupi, ku u diskutua për aktivitetet e ardhshme që janë pjesë e kuadrit të aktiviteteve të planifikuara, realizimi i të cilave duhet të arrihet deri në fund të vitit 2024.
Në takim, përmes një diskutimi konstruktiv, u dhanë mendime dhe propozime konkrete për realizimin e këtyre aktiviteteve, qëllimi përfundimtar i të cilave është prodhimi i komponentëve të rinj që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e mëtejshme të bashkëpunimit mes Akademisë dhe DCAF.
Gjykatësi, M-r Iseni, përshëndeti mbështetjen e DCAF dhe i falënderoi për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor të vendit tonë, pjesë e të cilit është edhe Akademia.