Në organizim të Institutit CEELI, më 18 prill 2024, në Pragë të Republikës Çeke, u mbajt konferenca finale e Projektit INNOCENT, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në të cilin morri pjesë zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi m-r Ilir Iseni.
Në konferencë morën pjesë gjykatës, prokurorë publik dhe profesionistë juridik nga Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave përkatëse që veprojnë në fushat e trajtuara nga temat e diskutuara në konferencë.
Konkretisht, në fokus të konferencës ishin temat që aktualisht janë më aktuale dhe që shkaktojnë interes të gjerë tek profesionistët ligjor, si: Konventa e krimit kibernetik, pranueshmëria e provave dixhitale në procedurat gjyqësore, marrëdhënia ndërmjet Intelegjencës artificiale (IA) dhe prezumimi i pafajësisë dhe gjithashtu u shqyrtuan dhe diskutuan direktivat kryesore evropiane, duke ofruar shembuj praktikë që ofrojnë zgjidhje për zgjidhjen efektive të rasteve të krimit kibernetik.