Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi Ilir Iseni mori pjesë në Konferencën për qeverisjen e pavarur, të paanshme dhe gjyqësore, në Pragë, Republika Çeke

Foto 6

Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi Ilir Iseni në kuadra të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Institutit CEELI mori pjesë në Konferencën për qeverisjen e pavarur, të paanshme dhe gjyqësore e cila u organizua si pjesë e aktiviteteve të Rrjetit për shkëmbimin gjyqësor të Evropës Qëndrore dhe Lindore.

Konferenca u mbajt më 12 dhe 13 maj të vitit 2023, në Vilën Grebovka, Pragë, Çeki dhe në të njëjtën morën pjesë praktikantë juridik dhe ekspertë nga më shumë vende: Shqipëria, Austria, Bullgaria, Gjeorgjia, Kosova, Lituania, Moldovia, Polonia, Rumania, Sllovenia, Hungaria, Ukraina, Kroacia, Holanda dhe SHBA.

Konceptin punues e përbënin 5 sesione në këto tema: Sesioni 1: Këshillat gjyqësore dhe roli i tyre në garantimin e paanshmërisë dhe pavarësisë gjyqësore, ku ligjërime kishin gjykatësit nga Polonia dhe SHBA-ja; Sesioni 2: Shoqatat e gjykatësve dhe roli i tyre në promovimin dhe ruajtjen e pavarësisë gjyqësore, ku ligjërime kishin gjykatësit/përfaqësuesit e Shoqatave të gjykatësve të Austrisë, Bullgarisë, Sllovenisë dhe Rumanisë; Sesioni 3: Veting në gjyqësi, ku pikëpamjet dhe mendimet e tyre juridike i shpërndanë gjykatësit dhe praktikantët juridik nga Kroacia, Moldavia, Polonia dhe Shqipëria; Sesioni 4: Liria e të shprehurit të gjykatësve, për të cilën kanë folur gjykatës nga Hungaria, Holanda, Kroacia dhe Kosova, dhe Sesioni 5: Roli i gjykatësve në shoqërinë dhe praktikat më të mira për tejkalimin e izolimit dhe komunikimit e gjykatësve me publikun, ku ligjërime kishin praktikantët juridikë nga Kroacia, EULEX Kosovë dhe Polonia.

 

Të gjithë të pranishmit kishin mundësi t’i shpërndanin përvojat e tyre me ekspertët dhe të marrin pjesë aktive në diskutimet të cilat u zhvilluan gjatë realizimit të konferencës.

Zëvendësdrejtori, gjykatësi Iseni, përpos pjesëmarrjes së tij në diskutimet, e shfrytëzoi mundësinë e dhënë dhe realizoi një sërë mbledhjesh joformale mes së cilëve edhe me njerëzit udhëheqës të CEELI Intitutit, drejtorin programor Marek Svoboda dhe menaxherin programor Marcela Entlichova, me të cilët u shqyrtuan mundësitë për zhvillim dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe CEELLI Institutit, nëpërmjet nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, me të cilin do të definohen dhe realizohen aktivitete nga interesi i përbashkët i dy institucioneve, në drejtim të përparimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në sundimin e së drejtës.