Drejtoresha e Akademisë Prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska realizoi takim pune me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian për trajnim gjyqësor (EJTN)

DSC_0297

Drejtoresha e Akademisë, Prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska realizoi takim pune me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian për trajnim gjyqësor (EJTN): sekretaren gjenerale të EJTN, z-nj. Ingrid Derveaux, lidere e projektit për Ballkanin Perëndimor dhe z. Giovanni Pasqua, menaxher projektues për Ballkanin Perëndimor.

Takimi i punës u mbajt në hapësirat e Akademisë dhe e njëjta ishte inicuar nga ana e përfaqësuesve të EJTN, duke e pasur parasysh faktin që Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik është pjesë e aktiviteteve të EJTN që nga viti 2010. Sigurisht, për momentin qëndron me status të vëzhguesit, për arsye se Republika e Maqedonisë së Veriut akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

Drejtoresha e Akademisë, Prof. d-r Gaber Damjanovska tregoi se ky bashkëpunim midis dy institucioneve po funksionon shkëlqyeshëm edhe përpos statusit të vëzhguesit të cilin e ka Akademia dhe shprehu falemnderim për një sërë ngjarjesh edukative të përbashkëta të cilët janë realizuar në këtë periudhë të gjatë të bashkëpunimit, me të cilët pozitivisht u ndikua në sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në pjesën e përvetësimit të rregullativës Evropiane.

Në takimin e sotëm të punës u shqyrtuan mundësitë për një përfshirje më aktive të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik në aktivitetet e EJTN duke u siguruar gjykatësve dhe prokurorëve publik nga Republika e Maqedonisë së Veriut qasje më të madhe deri tek trajnimet dhe vizitat studimore të cilat i organizon EJTN në nivel të Bashkimit Evropian.

Gjykatësit dhe prokurorët publik kombëtar në vazhdimësi tregojnë interes të madh për kalim të trajnimeve të cilat i ofron EJTN, por njëkohësisht, gjërësisht i pranuar dhe interesant është edhe Programi  AIKOS  i cili përveç  gjykatësve dhe prokurorëve publik të sapozgjedhur i përfshin edhe dëgjuesit e trajnimit fillestar të Akademisë.

Përfaqësuesit e EJTN i theksuan rezultatet pozitive nga bashkëpunimi i deritanishëm, nënvizuan se Akademia edhe më tutje do ta ketë mbështjetjen e EJTN ku edhe treguan interes të hapur për vazhdimësi dhe intensifikim të bashkëpunimit me Akademinë.