Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik me mirënjohje për punën e saj në Raportin e skriningut të KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut

logo_asjo_news_mk

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik mbetet edhe më tej pika e ndritshme në procesin reformues të sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dëshmi për këtë janë raportet vjetor të Komisonit Evropian për progresin e RMV-së, në të cilat, në vazhdimësi Akademia merr vlerësime pozitive, si dhe mirënjohja që i është dhënë së fundmi nga ana e Komisionit Evropian në Raportin e skriningut nga 20 korriku 2023, i publikur në ueb faqen e Bashkimit Evropian https://neighbourhoodenlargement.ec.europa.eu/system/files/202307/MK%20Cluster_1%20Draft%20screening%20report_external%20version.pdf

 

Përveç vlerësimeve prozitive në lidhje me procesin e punës kundrejt kapaciteteve dhe resurseve në dispozicion të Akademisë, Komisioni Evropian e përshëndet edhe miratimin e Ligjit të ri për Akademinë, me të cilin u ndryshua edhe mënyra e dhënies së provimit pranues, që paraqet përfitim të madh në rritjen e kualitetit për përzgjedhjen e më të mirëve që janë paraqitur në shpalljet publike për pranim në trajnimin fillestar të Akademisë, ku interesi është mjaft i madh dhe shpeshherë e tejkalon numrin e 500 aplikuesve. Gjithashtu, me ligjin e ri nuk kanë ndryshuar kriteret ekzistuese për hyrje në trajnimin fillestar, dhe Akademia akoma mbetet e vetmja pikë hyrëse në profesionin e gjykatësit dhe prokurorit publik, zgjidhje kjo që fuqishëm është përkrahur nga Bashkimi Evropian. Fjalët lavdëruese me të cilat i jepet mirnjohje për punën e saj janë shumë të rëndësishme për Akademinë, dhe të njejtat paraqesin një nxitje dhe motivim shtesë për performancë edhe më profesionale në kryerjen e aktiviteteve të mëtutjeshme.

Më shumë se 15 vjet Akademia e justifikon ekzistencën e saj profesionale dhe rolin që ka në sistemin gjyqësor të RMV-së nëpërmjet arritjes së rezultateve të larta të cilat njihen, si nga institucionet vendore, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Menjëherë pas miratimit të Ligjit të ri për Akademinë, në seancën e Këshillit Drejtues që u mbajt më 07 gusht 2023 u miratua Statuti i ri, që do të hyj në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të RMV-së, me çka do të aksesohet kah përgaditja e akteve të reja nënligjore që do të harminizohen me ligjin e ri.

Paralelisht me realizimin e mësimit praktik për gjeneratën e 8-të, rrjedh procesi i pranimit të dëgjuesve të cilët do të përbëjnë gjeneratën e 9-të të trajnimit fillestar në Akademi.

Akademia punon me përkushtim në realizimin e vizionit dhe misionit të saj, vazhdimisht duke i përmirësuar proceset e saj të punës, sigurisht duke ndjekur temat dhe zhvillimet aktuale në skenën evropiane.

Mirënjohjet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian ku monitorohet dhe vlerësohet progresi i RMV-së, dhe ku Akademia është vlerësuar pozitivisht në kuadër të Kapitullit 23, janë edhe një dëshmi e radhës që Akademia me të drejtë konsiderohet si një nga institucionet kyçe në sistemin gjyqësor të RMV-së.

Zhvillimi i një lufte efektive kundër korrupsionit është një nga prioritetet e vendit tonë dhe në atë drejtim, Akademia në kuadër të fushëveprimit të saj bën përpjekje për të realizuar aktivitete me të cilat do të kontribuojë dhe njëkohësisht do të mundësojë avancimin e aftësive dhe njohurive të gjykatësve dhe prokurorëve publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, Akademia është duke punuar në zbatimin e aktiviteteve të rëna dakord që do të realizohen në bashkëpunim me Zyrën e OKB-së për Korrupsion dhe Drogë (UNDOC), e cila është partner dhe mbështetës afatgjatë i Akademisë.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zhvillimin e Akademisë dhe gëzon respekt të madh në mesin e partnerëve dhe mbështetësve të saj të huaj. Akademia bashkëpunon dhe merr pjesë në aktivitete të përbashkëta me institucionet gjyqësore të ngarkuara me aftësimin profesional të gjyqësorit nga rajoni dhe më gjerë. Me rëndësi të veçantë është sigurisht pjesëmarrja aktive e Akademisë në aktivitetet e Rrjetit Gjyqësor Evropian (EJTN), Akademisë së së Drejtës Evropiane (ERA) dhe Institutit Evropian për Administratë Publike – Qendra për gjykatës dhe juristë nga Luksemburgu (EIPA Lux).

Në mënyrë analoge me të, është vendosur komunikimi me EJTN dhe ERA, në lidhje me projekt propozimin e tyre të përbashkët deri te Komisioni Evropian në kuadër të programit JUSTICE, i cili i referohet ekskluzivisht edukimit të zyrtarëve gjyqësor, me faktin se, nëse pranohet, Akademia do të ketë mundësi të identifikojë 6 bashkëpunëtorë profesional të cilët do të marrin edukim special në temën “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në fushën penale dhe civile” dhe përveç kësaj 10 të tjerë, të cilët do të ndjekin përsëri kurse të veçanta për mësimin e terminologjisë në fushën civile dhe penale, përsëri për bashkëpunim ndërkombëtar dhe për bashkëpunim juridik për lëndët.

Pjesëmarrja në programin JUSTICE është e një rëndësie të veçantë për gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut në kontekstin e aspiratave tona për anëtarësim në BE. Në këtë kuptim, nëse nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit me Komisionin Evropian, gjegjësisht nëse plotësohen nevojat për taksën e regjistrimit, sipas Memorandumit për bashkëpunim, Akademia do të përpiqet të shfrytëzojë plotësisht potencialin që ofron, në drejtim të zbatimit të të gjitha aktiviteteve si për trajnimin fillestar ashtu edhe për atë të vazhdueshëm, si dhe për shkëmbimin e përvojave me vendet e BE-së. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, ai do të konsiderohet aktiv edhe para transferimit të burimeve financiare, kështu që vendi ynë do të ketë mundësinë të marrë pjesë menjëherë në Program.

 

Këtu mund ta lexoni pjesën e Raportit të skriningut që i referohet Akademisë, të përkthyer në gjuhën shqipe.

https://jpacademy.gov.mk/wp-content/uploads/2023/08/II_mk-14-08-2023-ALB-5.pdf