Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik mori pjesë në aksionin e gjakdhurimit të organizuar nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

DSC_0246

Sot (12 dhjetor 2022) në periudhën prej 09:00 deri 13:30 në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik u mbajt aksion gjakdhurimi në organizim të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të punësuarit dhe dëgjuesit e programit për trajnim fillestar në Akademinë që janë pjesë e gjeneratës së shtatë dhe të tetë u përfshinë në aksionin për shpëtim të jetëve njerëzore nëpërmjet dhurimit të paketuar të gjakut.

 

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik si institucion përgjegjës shoqëror përfshihet në të gjitha aktivitetet të cilat janë të orientuara në bamirësinë e përgjithshme ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe pjesëmarrja në këtë aksion e dëshmon këtë angazhim të saj.