Работна средба на директорот на Академијата проф.д-р Наташа Габер Дамјановска со заменик амбасадорот на Кралството Холандија во Северна Македонија, Н.Е. Роберт Декер (Demo)

Sot (28 korrik 2021) në ambientet e Akademisë, duke filluar nga ora 10:00, drejtoresha e Akademisë, prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska, realizoi takim pune me zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. z. Robert Diker.

Gjegjësisht, Mbretëria e Hollandës është përkrahës i madh i punës së Akademisë dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi vazhdimisht realizohen një sërë ngjarjesh që janë të rëndësishme për profesionistët ligjor në vendin tonë.

Në takim u diskutua për aktivitetet e përbashkëta të ardhshme duke u përqëndruar në temat aktuale në fushën e ligjit dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin evropian, me theks të veçantë në zgjidhjen alternative të mosmarveshjeve përmes ndërmjetësimit, në mënyrë që të përmisohen aftësitë dhe njohuritë e gjykatësve dhe prokurorëve publik, si dhe të dëgjuesve në trajnimin fillestar të Akademisë.

Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për zbatimin e vazhdueshëm të regulloreve evropiane nga praktikuesit ligjor në Maqedoninë e Veriut u tregua si vendimtare, kështu që, nga këtu Akademia i kushton vëmendje të veçantë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së bashkëpunimit të gjerë ndërkombëtar me partnerët dhe mbështetësit e saj të huaj, përfshirë këtu edhe Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës në Maqedoninë e Veriut.