Мисијата на ОБСЕ донираше книги на Академијата за судии и јавни обвинители (Demo)

Më 27 tetor të vitit 2021, Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Akademinë, dhuroi 264 botime nga lëmia juridike, me çka u rrit fondi bibliotekar i Akademisë. Konkretisht, bëhet fjalë për libra, analiza, manuale dhe raporte. Disa nga këto botime, përveç gjuhës maqedonase, janë botuar edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

Përkatësisht, biblioteka e Akademisë ka një rol të madh në avancimin e njohurive të dëgjuesve në trajnimin fillestar të Akademisë, por edhe për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët publik në vend. Akademia po bën përpjekje të vazhdueshme për të rritur fondin e bibliotekës me botime cilësore që do të jenë burim për përvetësimin e aftësive të reja.

Akademia rrit fondin e bibliotekës përmes vetë-prokurimit të librave, por më së shumti përmes donacioneve që vijnë nga partnerët dhe mbështetësit tanë si Misioni i OSBE-së. Është veçanërisht e rëndësishme që me këto donacione të ofrojmë qasje cilësore në literaturë të huaj juridike e cila rezulton të jetë shumë e dobishme për përdoruesit e bibliotekës të Akademisë.