Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, si pjesë e Katalogut për edukim të vazhdueshëm për vitin 2025, organizoi një këshillim me temë “Mënyra e fitimit të së drejtës së pronësisë dhe mënyra e shuarjes së së drejtës së pronësisë”, i cili u mbajt më 21 nëntor 2025 në ambientet e Akademisë.
Në këshillim morën pjesë gjykatës nga departamentet civile të të gjitha instancave, ndërsa këshillimi u realizua nga: mr. Maja Markova, gjykatëse në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Daniela Minovska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Civile Shkup.
Këshillimi përfshiu mënyrat e fitimit të së drejtës së pronësisë në mënyrë origjinare dhe derivuese, në bazë të ligjit, të veprimit juridik, me trashëgimi, me vendim të organit shtetëror kompetent, si dhe shuarjen e së drejtës së pronësisë. Gjatë këshillimit u prezantua edhe praktikë e rëndësishme gjyqësore, me qëllim unifikimin e praktikës gjyqësore si bazë për sundimin e ligjit.


