Me qëllim të përmirësimit të aksesit të qytetarëve në drejtësi, një grup prej 15 gjykatësish nga Maqedonia e Veriut forcuan njohuritë e tyre mbi kornizën ligjore për ndihmën juridike falas dhe përmirësuan aftësitë e tyre në zbatimin e standardeve për ndihmën juridike falas në procedurat civile dhe administrative. E mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, kjo trajnim u mbajt në ambientet e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë. Përveç gjykatësve, në ngjarje morën pjesë edhe gjashtë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe degët/zyrat e saj rajonale, si dhe përfaqësues nga klinikat juridike dhe avokatët.
Trajnimin e udhëhoqi një konsulent lokal me përvojë nga Këshilli i Evropës, përmes një kombinimi të prezantimeve, studimeve të rasteve dhe diskutimeve në grup të bazuara në raste konkrete. Pjesëmarrësit shqyrtuan përmbajtjen dhe parimet kryesore të Ligjit për ndihmën juridike falas, kriteret për miratimin e ndihmës juridike sekondare dhe detyrimet praktike të gjykatave në procedurat për ndihmën juridike falas. Një theks i veçantë u vu mbi zbatimin e koncepteve teorike në situata reale juridike, duke përfshirë çështje që lidhen me kostot, ekspertizat dhe përfaqësimin.
Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për vendimet kryesore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si Airey kundër Irlandës, Kreuz kundër Polonisë dhe Steel dhe Morris kundër Mbretërisë së Bashkuar, duke shqyrtuar implikimet e tyre për sigurimin e një akses efektiv në gjykatë në praktikën kombëtare.
Aktiviteti kontribuoi në forcimin e kapaciteteve të gjykatësve për të zbatuar legjislacionin kombëtar dhe standardet evropiane të të drejtave të njeriut, me qëllim për të përmirësuar aksesin në drejtësi për grupet e cenueshme në Maqedoninë e Veriut.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Akademinë për gjjykatës dhe prokurorë publik, në kuadër të projektit ‘Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas të ndihmës juridike falas (NJF) në Maqedoninë e Veriut’, i cili është pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ‘Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë’.

