Këshillim me temë: „Ngacmim në vendin e punës nga eprori dhe punonjësit e tjerë“

DSC_0324

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik realizoi një këshillim me temën: Ngacmim në vendin e punës nga eprori dhe punonjësit e tjerë, i cili u mbajt më 14 nëntor 2025, në ambientet e Akademisë.

Këshillimi ishte i dedikuar për gjykatësit e departamenteve civile, dhe e njëjta u realizua nga: Aleksandra Palashevska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit dhe Maja Ristova, avokate.

 

Gjatë këshillimit u diskutua për konceptin e ngacmimit në vendin e punës, për rëndësinë dhe llojet e ngacmimit në vendin e punës, mënyrën e realizimit të tij, personalitetin e ngacmuesve dhe të viktimave të ngacmimit, sjelljet dhe aktivitetet që nuk konsiderohen si ngacmim në vendin e punës. Gjithashtu, objekt i konsultimit ishte dhe procedura e mbrojtjes nga ngacmimi në vendin e punës, si procedura paraprake, ashtu edhe ajo gjyqësore.

Qëllimi i këtij këshillimi është njohja me konceptin e mobingut dhe llojet e tij, si dhe njohja me procedurën paraprake dhe procedurën gjyqësore.