
Në kuadër të trajnimit për vitin 2025, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik organizoi një këshillim të dedikuar për gjykatësit e departamenteve civile nga të gjitha instancat nga të gjitha zonat e apelit me temë: „Caktimi i kompensimit për tokën e marrë nga posedimi pa akt për shpronësim“.
Këshillimi u mbajt në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, më 24 shtator 2025, dhe me prezantimet e tyre morën pjesë: prof.dr. Rodna Zhivkovska, profesor në Fakultetin Juridik „Justiniani i parë„ pranë UKIM-it, znj. Tatjana Susuleska, gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Manastir dhe z. Goran Naciq, avokat.
Këshillimi u konsiderua i domosdoshëm për shkak të praktikës gjithnjë e më të shpeshtë të organeve administrative që zbatojnë planet e detajuara urbanistike pa pritur miratimin e aktit për shpronësim. Kjo praktikë krijon situata të ndërlikuara juridike ku pronari i tokës e humb posedimin për shkak të realizimit të planit por mbetet i regjistruar si pronar në librat publikë dhe nuk dëmshpërblehet përmes një procedure të rregullt ligjore. Shtrohet pyetja se cili është kufiri i kompetencës në këto konteste dhe cilat lloje të padive mund të përdoren në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të tyre.