
Sipas Katalogut për edukim të vazhdueshëm për vitin 2025, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik organizoi një këshillim për zbatimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat, i cili u mbajt më 10 shtator 2025, në hapësirat e Akademisë. Këshillimi ishte i dedikuar për gjykatës dhe bashkëpunëtorët profesional nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative, përfaqësues nga Komisioni Shtetëror për Ankesat mbi Prokurorimet Publike, Komisioni i shkallës së dytë dhe përfaqësues nga sektori juridik për veprim në procedurat e koncesioneve pranë Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.
Qëllimi i këshillimit ishte të ofronte një pasqyrë praktike dhe analitike të mbrojtjes juridike para Gjykatës Administrative, në procedurat që rrjedhin nga zbatimi i Ligjit për koncesione dhe partneritete publiko-private, me fokus të veçantë të praktikës gjyqësore aktuale e cila u mbështet me shembuj konkretë.
Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave, ky këshillim ofroi përgjigje për dilemat që paraqiten në praktikë gjatë zbatimit të mbrojtjes juridike në këtë fushë specifike dhe gjithnjë më aktuale.
Përvojat e tyre me të pranishmit i ndanë gjyqtaret e Gjykatës Administrative: Diturije Elezi Neziri dhe Ana Gerasimovska.