Trajnim për paraqitje publike dhe marrëdhënie me publikun për gjykatësit dhe prokurorët publik i organizuar nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik 01.07.2024

DSC_0981

Në drejtim të përmirësimit të perceptimit publik për sistemin gjyqësor, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik vazhdoi me realizimin e ngjarjeve edukative të cilat janë të fokusuara në marrëdhëniet me publikun, përkatësisht, në procesin e ndërtimit të komunikimit efikas dhe strategjik ndërmjet sistemit gjyqësor dhe publikut, të përfaqësuar përmes mediave.

Trajnimi i sotëm përfaqësonte një mundësi të shkëlqyer për gjykatësit dhe prokurorët publik, që ndër të tjera, të përballen me të gjitha sfidat kur bëhet fjalë për paraqitje publike, të folurit para kamerave dhe dhënien e deklaratave.

Trajnimin e zhvilluan: Ognen Janeski, gazetar, ekspert për komunikim publik dhe konsultant i përgjithshëm, trajner dhe moderator me përvojë shumëvjeçare në media, paraqitje publike dhe komunikim strategjik dhe Biljana Bejkova, drejtoreshë ekzekutive e OJQ InfoCentar, eksperte për marrëdhënie me publikun dhe strategji komunikimi në kontekst institucional dhe qytetar.

Në prezantimet dhe paraqitjet e tyre ato u fokusuan rreth koncepteve bazë për marrëdhëniet me publikun, komunikimin publik dhe perceptimin mediatik të institucioneve, me theks të rolit të institucioneve gjyqësore në diskursin publik. Gjatë trajnimit u trajtuan çështje që lidhen me transparencën, qasjen në informacion, paraqitjet publike, reagimet në komunikim gjatë krizave, si dhe dimensionet etike të bashkëpunimit me mediat.

Qasja praktike dhe udhëzimet që ligjëruesit me përvojë në këtë trajnim iu shpërndanë pjesëmarrësve dhe u pritën me interes të madh. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për organizimin dhe realizimin e më shumë trajnimeve të tilla. Njëkohësisht, gjyqtarët dhe prokurorët publikë të sapozgjedhur i propozuan Akademisë që pikërisht trajnime të tilla, me këtë qasje, të jenë pjesë e programit të mësimdhënies teorike në trajnimin fillestar të Akademisë, sepse ata besojnë se aftësitë që kanë mësuar sot mund të zhvillohen shumë më thellë dhe më hollësisht gjatë një periudhe kur praktikantët ndjekin mësimdhënien teorike.