Njoftim nga mbledhja e 235-të e mbajtur e Këshillit Drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

logo_asjo_

Këshilli Drejtues i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, më datë 24.06.2025 (e martë), e mbajti mbledhjen e 235-të, në të cilën:

  1. U miratua procesverbali i mbledhjes së 234-të të Këshillit Drejtues të Akademisë;
  1. Si anëtar i Këshillit Programor, me nominim nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së, u emërua Andreja Vesov, këshilltar i posaçëm i Ministrit të Drejtësisë;

Pika e tretë e rendit të ditës, e cila kishte të bënte me përgatitjen e draft-tekstit të Statutit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, u shty për mbledhjen e ardhshme të parë të Këshillit Drejtues.

  Nën pikën Të ndryshme, drejtoresha e Akademisë i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues se është dërguar një urgjencë për emërimin e një anëtari zëvendësues në Këshillin Drejtues nga Shoqata e Gjykatësve, në vend të gjykatëses Diturie Elezi Neziri, por Akademia ende nuk ka marrë përgjigje.