U mbajt punëtoria për komunikim strategjik në drejtësi 07 prill 2025

DSC_0955

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik me iniciativë të drejtuesve të gjykatave dhe prokurorive, në hapësirat e saj një punëtori të dedikuar ndërtimit të strategjive për komunikim efektiv me publikun.

Punëtoria u realizua nga përfaqësues të agjencisë Image PR e cila konsiderohet si një nga agjencitë më të respektuara të marrëdhënieve me publikun në vend.

Me konceptin e punëtorisë përveç drejtuesve të gjykatave nga të gjitha nivelet dhe prokurorëve nga prokuroritë publike, u përfshinë edhe zëdhënësit, përkatësisht personat përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.

Duke pasur parasysh nevojën për menaxhim efikas të komunikimeve, veçanërisht nëse ndjekim zhvillimet më të fundit në gjyqësor, në këtë seminar u bënë përpjekje për të dhënë përgjigje, por edhe për të ofruar zgjidhje pozitive për mënyrat dhe metodat me të cilat gjykatat dhe prokuroritë publike do të jenë në gjendje të komunikojnë me publikun me sukses dhe në kohën e duhur.

Ndërtimi i një strategjie të mirë për komunikim me publikun do të thotë investim në ndërtimin e besimit me qytetarët, i cili aktualisht nuk është në nivelin e dëshiruar kur bëhet fjalë për drejtësinë.

Roli i punonjësve në krijimin e imazhit të institucionit, ngritja e ekipeve për menaxhimin e krizave, delegimi i qartë i përgjegjësive në situata krize, toni dhe përmbajtja e mesazhit që i dërgohet publikut, si të parashikohet një krizë dhe çfarë duhet bërë pasi të ndodhë një krizë ishin vetëm disa nga temat që u diskutuan në këtë seminar.

Marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimi i komunikimeve në kriza janë një temë e gjerë e cila ngre pyetje dhe dilema, për të cilat është e nevojshme trajnimi i vazhdueshëm.

Të pranishmit shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Akademisë për interesin e treguar në zhvillimin e këtij lloj trajnimi, veçanërisht për arritjen e angazhimit të përfaqësuesve të Image PR të cilët ndanë përvojën e tyre shumëvjeçare në përpjekjet për sigurimin e cilësisë.