Drejtoresha dhe zëvendësdrejtori i Akademisë morën pjesë në mbledhjen e 19-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri

IMG-70453d207bc22fa4b5099aa1a4646ea9-V

Më 13 dhe 14 mars 2025, në Bruksel u mbajt mbledhja e 19-të e Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, ku morën pjesë drejtoresha e Akademisë, Irina Trajkoska Strezoski dhe zëvendësdrejtori i Akademisë, M.r Ilir Iseni.Përkatësisht, ata përfaqësonin Akademinë si një nga institucionet kyçe për zhvillimin dhe përmbushjen e detyrimeve në procesin e reformës në drejtësi.Në takim, drejtoresha e Akademisë trajtoi mangësitë kryesore me të cilat përballet Akademia, të cilat vazhdojnë me dekada, me shpresën se zëri i saj do të gjejë mirëkuptim dhe mbështetje nga BE-ja.

Njëkohësisht, duke folur për Akademinë, por edhe për gjithë sistemin gjyqësor, ajo theksoi se për arritjen e qëllimeve të Akademisë nevojiten ndryshime në Ligjin për Akademinë. Ajo nënvizoi se nevojitet një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve përkatëse, sepse çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nuk mund të kenë të bëjnë vetëm me një institucion, por të gjithë ata që e përbëjnë këtë sistem.

Në kuadër të këtij takimi, zyrtarët më të lartë të Akademisë, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të ftuara dhe në përbërje të delegacionit gjyqësor nga Republika e Maqedonisë, zhvilluan takim pune me ambasadorin Zulfi Ismaili, shef i misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia në Bashkimin Evropian në Bruksel.