
Njerëzit e parë të Akademisë, drejtoresha Irina Trajkoska Strezoska dhe zëvendësdrejtori i Akademisë, gjyqtari m-r Ilir Iseni, më 30.11.2024 në ambientet e Akademisë zhvilluan takim me zyrtarin e programit kombëtar të UNDOC Stojne Atanasovska Dimishkovska.
Duke marrë parasysh aktualitetin e temës së trafikimit të qenieve njerëzore si në Evropë ashtu edhe në kontinentin Amerikan, dhe si pjesë e bashkëpunimit të vendosur me sukses ndërmjet Akademisë dhe UNDOC, takimi shqyrtoi mundësitë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të ardhshme që do të kushtuar segmenteve kyçe të fushës së trafikimit të qenieve njerëzore, të gjitha me synimin për të zbatuar një luftë efektive kundër këtij lloj krimi.
Pas realizimit të trajnimit në muajin tetor, koncepti i të cilit u konceptua, nëpërmjet simulimit të një gjykimi, të zhvillohen veprimet procedurale që ndërmerren nga autoritetet për ndjekjen dhe procedimin e këtij lloji veprash penale, ato të pranishëm në takim u pajtuan që në të ardhmen të vazhdohet me realizimin e këtij lloj trajnimi edhe në vitin 2025.
Drejtoresha e Akademisë theksoi rëndësinë e përfshirjes së Akademisë në realizimin e aktiviteteve projektore, sidomos ato që vijnë si ofertë nga mbështetësit më të mëdhenj të punës së Akademisë, ndër të cilët është edhe UNDOC. Sipas saj, mundësia për të siguruar trajnim më cilësor në tema aktuale, duke përdorur metoda dhe teknika të reja edukative, të cilat do të fokusohen kryesisht në praktikë, është veçanërisht e rëndësishme për mësimin e aftësive të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese nga gjykatësit dhe prokurorët publikë në RMV, që gjithashtu është baza mbi të cilën ndërtohet zhvillimi dhe realizimi i programit të edukatës së vazhdueshme të Akademisë.