
Të nderuar,
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik ka kënaqësi Ju informon se projekti shumëvjeçar për krijimin e databazës elektronike me aktgjykime nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të mbështetur nga Këshilli i Evropës ka përfunduar dhe është vënë në përdorim. Kjo bazë të dhënash elektronike do të përmbajë një spektër të literaturës juridike, buletineve, rezolutat, vendimet më të spikatura të gjykatave vendase dhe ndërkombëtare, veçanërisht aktgjykimet që përmbajnë shkelje të neneve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, konkluzione, opinione juridike për unifikimin e praktikës gjyqësore, dokumente me interes për profesionistët ligjorë. Synimi i Akademisë është të krijojë një sistem unik elektronik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të jetë i gjerë në shtrirje, i përditësuar në baza ditore, i thjeshtë për t’u përdorur dhe i lehtë për t’u kërkuar.
Në këtë drejtim, inkurajojmë të gjithë gjykatësit në vend, të cilët zbatojnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në punën e tyre, konstatojnë përputhshmëri dhe shkelje të konventës, të parashtrojnë deri tek Akademia aktgjykime përfundimtare në të cilat është zbatuar konventa, me qëllim futjen e të njejtave në bazën elektronike. Akademia beson fuqimisht se kërkimi i thjeshtë dhe disponueshmëria e lehtë e aktgjykimeve përfundimtare ku konventa është aplikuar përmes krijimit të një baze elektronike cilësore do t’i inkurajojë gjykatësit që të zbatojnë edhe më shumë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Dorëzimi i vendimeve të plotëfuqishme vendase nga të gjitha instancat mund të bëhet në këtë email-adresë :