
Në seancën e 215-të të Këshillit Drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, e mbajtur më 12 korrik 2024, drejtoresha e Akademisë, prof. Dr. Natasha Gaber Damjanovska dorëzoi dorëheqje të parevokueshme dhe njëzëri u pranua nga të gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit Drejtues. Në bazë të nenit 18 paragrafi 5 nga Ligji i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik (Gazeta Zyrtare nr. 129/2023 dhe 53/2024) deri në emërimin e drejtorit të ri, por jo më gjatë se tre muaj, detyrën e kryen zëvendësdrejtori, duke filluar nga data 13 korrik 2024.
Situata e re ka qenë rasti për mbledhjen e sotme, e cila është thirrur nga zëvendësdrejtori i AGJPP-së, gjykatësi m-r Ilir Iseni, me qëllim koordinimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe proceseve të punës së institucionit.
Zëvendësdrejtori, gjykatësi m-r Ilir Iseni, në takimin e tij njoftoi punonjësit se, brenda kompetencave të tij ligjore, do të vazhdojë të kryejë detyrat e punës që dalin nga pozita e tij, dhe njëkohësisht do të marrë pjesë aktivisht dhe do të ndjekë realizimin e mëtejshëm të aktiviteteve të AGJPP-së.
Ai njëkohësisht i inkurajoi punonjësit që të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore të Akademisë, me qëllim parandalimin e çdo ndërprerjeje në funksionimin e përditshëm të AGJPP-së dhe proceset tashmë të nisura të zhvillohen me sukses si deri tani.