Zëvendësdrejtori i Akademisë, M-r Ilir Iseni, mori pjesë në Konferencën rajonale gjyqësore në Budvë

Untitled z

Zëvendësdrejtori i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, M-r Ilir Iseni, mori pjesë në Konferencën rajonale gjyqësore me temë: „Nga letra në praktikë: Si reformat në gjyqësor të japin rezultate në lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit“, e cila u mbajt më 26 dhe 27 tetor në Budvë, Republika e Malit të Zi.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të këshillave gjyqësor dhe prokurorial, gjykatave dhe prokurorive publike, si dhe praktikues të tjerë të sistemit të drejtësisë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Fokusi kryesor u vendos në shqyrtimin e mënyrave përmes të cilave reformat gjyqësore mund të kalojnë nga miratimi i tyre formal në një praktikë institucionalisht të qëndrueshme dhe efikase.

Në bazë të gjetjeve nga Projekti rajonal për monitorimin e proceseve gjyqësore dhe kornizës së tij për monitorimin e zbatimit të reformave, pjesëmarrësit diskutuan për sfidat kryesore që shfaqen në disa sisteme gjyqësore në rajon. Ndër temat kryesore ishin:

  • Pronësia institucionale mbi reformat dhe siguria e vazhdimësisë së tyre;
  • Matja thelbësore dhe objektive e progresit të reformave;
  • Transparenca dhe drejtësia në trajtimin e lëndëve me interes të lartë publik;
  • Dinamika dhe sekuenca e mbështetjes për proceset reformuese.

Përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira nga i gjithë rajoni, konferenca kishte për qëllim të identifikonte qasje praktike që do të ndihmojnë në rrënjosjen më të thellë të reformave në punën e përditshme, të bënte një dallim të qartë midis ndryshimeve thelbësore dhe harmonizimit formal, si dhe të kontribuonte në formësimin dhe zbatimin më të mirë të hapave të ardhshëm reformues.

Me pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik edhe një herë konfirmoi përkushtimin e saj të fortë për avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të gjyqësorit vendor dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.