CIKËL I TRAJNIMEVE TË AVANCUARA PËR RRJETET E DEDIKUARA PËR PERSONAT E IT-së NGA GJYKATAT, PROKURORITË PUBLIKE DHE INSTITUCIONEVE TË TJERA TË SISTEMIT TË DREJTËSISË

20251125_115347

Në kuadër të bashkëpunimit përmes Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe projekti Sundimi i Ligjit në BE, më 25 nëntor 2025 nisi realizimin e trajnimeve të avancuara për rrjetet që përfshijnë personat e IT-së nga gjykatat, prokuroritë publike dhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë.

Qëllimi i këtyre trajnimeve është të rritet kapaciteti i personave të IT-së se për të përballuar sfidat e përditshme me të cilat përballen gjatë punës së tyre. Të gjitha temat që do të përpunohen janë të përcaktuara në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve dhe janë përgaditur në përputhje me nevojat e tyre.

Këto trajnime përbëjnë vazhdimësi të trajnimeve themelore për rrjetet të cilat u mbajtën me sukses në fund të vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025.

Qëllimi i trajnimit është që personat е IT-së të kuptojnë konceptet e avancuara të rrjeteve, siç janë siguria e rrjetit, rutimi dhe protokollet e rutimit, konfigurimi i shërbimeve të rrjetit, konceptet e WAN-it, si dhe dizajnimi dhe menaxhimi i rrjetit.

Në trajnimet e avancuara për rrjetet do të trajtohen gjithësej shtatëmbëdhjetë module të cilat, ndër të tjera, përfshijnë temat e mëposhtme:

  • Konceptet e STP
  • Konceptet e Sigurisë së Rrjetit
  • Konceptet e sigurisë së LAN-it
  • Konfigurimi i sigurt i switch-it
  • Etherchannel
  • Rutimi dinamik
  • Konceptet dhe Konfigurimi i OSPFv2
  • Koncepti i FHRP
  • Konceptet dhe Konfigurimi i IPv4 ACL
  • NAT за IPv4
  • Konceptet e WAN
  • Konceptet e VPN dhe IPSec
  • Konceptet e QoS
  • Menaxhimi i rrjetit dhe dizajni i rrjetit

Trajnimin e realizoi z. Kiril Qirovski, ekspert për ICT dhe shef i Qendrës Kompjuterike pranë FINKI-së, Shkup, i cili do të jetë përgjegjës për realizimin e të gjitha trajnimeve të mbetura. Çdo trajnim do të ketë një kohëzgjatje prej 6 ditëve punë dhe do të realizohet brenda tre javëve punë, dy ditë trajnimi për javë pune.

Trajnimet realizohen në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike-Shkup.