TRAJNIM I SPECIALIZUAR PËR GJYKATËSIT E SAPOZGJEDHUR NGA GJYKATAT THEMELORE DHE PROKURORË PUBLIKË NGA PROKURORITË PUBLIKE THEMELORE

logo_asjo_

Në kuadër të kompetencave të saj ligjore Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik organizon trajnim të specializuar për gjykatësit e sapozgjedhur nga gjykatat themelore dhe prokurorë publik nga prokuroritë publike themelore, i cili konceptualisht është e ndarë në tre pjesë, përkatësisht, program për gjykatësit që veprojnë në lëndët penale, program për gjykatësit që veprojnë në lëndët civile dhe në programin për prokurorët publik.

Trajnimet do të realizohen në hapësirat e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, në periudhën nga 15 shtatori deri më  26 shtator 2025, me çka është paraparë që, trajnimet për gjykatësit do të fillojnë më 15 shtator dhe do të përfundojnë më 19 shtator, ndërsa trajnimi për prokurorët publik do të fillojë më 22 shtator dhe do të perfundojë më 26 shtator 2025.

Temat për secilën nga programet janë përzgjedhur në përputhje me nevojat e gjykatësve dhe prokurorëve publik të sapozgjedhur. Përveq temave nga fusha penale dhe civile,, do të trajtohen edhe tema të dedikuara etikës, marrëdhënieve me publikun dhe të tjera të ngjashme.

Për secilën nga temat Akademia ka angazhuar profesionistë juridikë, gjykatës dhe prokurorë publik, profesorë, gazetarë dhe të tjerë, të cilët kanë përvojë shumëvjeçare praktike në fushën përkatëse.

Qëllimi i këtyre trajnimeve është t’u ndihmohet gjykatësve dhe prokurorëve publikë të sapozgjedhur që të kapërcejnë dilemat me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme me qëllim rritjen e efikasitetit në zhvillimin e procedurave gjyqësore. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një gjeneratë që është formuar nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, metodologjia dhe teknikat për realizimin e suksesshëm të këtyre trajnimeve, kryesisht, do të bazohen në praktikën gjyqësore, si dhe në ndjekjen e zbatimit të qëndrueshëm të rregullativës përkatëse të Bashkimit Evropian që është e vlefshme për shtetin tonë.

Përmbajtjet e programeve janë shqyrtuar nga ana e anëtarëve të Këshillit Programor, dhe të njëjtat, janë miratuar edhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Akademisë.

Programin sipas të cilit do të zhvillohet moduli penal i cili është i dedikuar për gjykatësit nga gjykatat themelore penale, mund ta shkarkoni këtu.

Programin sipas të cilit do të zhvillohet moduli penal i cili është i dedikuar për gjykatësit nga gjykatat themelore civile mund ta shkarkoni këtu.

Programin e dedikuar për prokurorët publikë mund ta shkarkoni këtu.